Ortodoncia

Ortodoncia është dega e Stomatologjisë që merret me njohuritë e lëvizjeve të dhëmbëve, zhvillimin kranio-facial dhe shtrirjen e arkatave.

Ortodontisti parandalon dhe trajton parregullsitë (malokluzionet) dentare dhe skeletike. Problemet ortodontike të patrajtuara mund të shkaktojnë karies, probleme gingivale dhe periodontale, vështirësi në përtypje dhe probleme me tretjen, konsumim jo normal të sipërfaqeve të dhëmbëve etj.

Një buzëqeshje e bukur gjithashtu ndihmon në rritjen e vlerësimit dhe vetëbesimit.Ndikon në rinimin e fytyrës, rimodelimin e nofullës, qafës dhe buzëve.

Trajtimi ortodontik tek fëmijët

Disa fëmijë mund të kenë nevojën e një vizitë klinike duke filluar nga mosha 5 ,6 vjeç. Në moshën 7 vjeç, shumica e fëmijëve kanë një dentature të përzier. Disa nga këto anomali mund të korrigjohen më lehtë nëse zbulohen dhe trajtohen në kohë.

Problemet ortodontike mund të jenë të trashëgueshme (mbushje dhëmbi, prania e diastemave,anomali skeletale etj.), ose të fituara me kalimin e kohës (të shkaktuara për shembull, nga thithja e gishtit, higjena e keqe orale, gëlltitja infantile, dalje te hershme ose te vonuar të dhëmbëve …)

Thithja e gishtit është një zakon i keq, që nëse nuk kapet në fillimet e saj dhe nuk korrigjohet, mund të çojë në probleme të rënda kafshimi, siç është kafshimi i hapur.

  • Disa nga shenjat ose zakonet që mund të tregojnë nevojën për një vizitë ortodontike janë:

- Thithja e gishtit ose gishtërinjve;
- Vështirësi në kafshim ose përtypje;
- Kafshim i gabuar;
- Humbja e hershme ose e vonëshme e dhëmbëve të qumështit;
- Kafshimi i faqeve;
- Raporte të këqija midis nofullës së poshtme në krahasim me pjesën tjetër të fytyrës;
- Devijimet e nofullave ose maksiles gjatë lëvizjeve ose zhurmës.

Trajtimi ortodontik tek adoleshentët

Trajtimi ortodontik fillon nga mosha 9 vjecare deri në moshën 16 vjecare. Duke qenë se adoleshentët janë ende në rritje, kjo moshë është shpesh periudha më e mirë për të korrigjuar problemet ortodontike.

Buzët, faqet dhe gjuha mund të irritohen për 1 ose 2 javë derisa të mësoheni me sipërfaqen e aparatit ortodontik.

Dylli ortodontik i aplikuar në zonat që japin më shumë shqetesim ndihmon në uljen e diskomfortit.

Në ditët e sotme mund të përdoren aparate më pak të dukshme se në të kaluarën.Një alternativë është përdorimi i maskerinave ​​plastike në vend të pajisjeve tradicionale për të korrigjuar disa probleme (teknikë Invisalig).

Tenkina Invisalign

Teknika Invisalignore ose sic njihet ndryshe si “e padukshme”, është një teknikë moderne ortodontike që lejon dhëmbët të lëvizin përmes një sërë maskerinash transparente dhe praktikisht të padukshme që i vendosni vetë.

Maskerinat ripozicionojnë gradualisht dhëmbët dhe mund t’i hiqni ato për të ngrënë, për të pastruar dhëmbët dhe për të përdorur fillin dentar. Kjo është një teknikë ortodontike që nuk ndikon në mënyrën e jetës së pacientit, pasi maskerinat janë të padukshme dhe nuk ka tela metalik që mund të irritojnë gojën.

Dhëmbët në një aparat fiks ortodontike kanë nevojë për kujdes të veçantë.

Pacientët duhet të jenë të kujdesshëm kur hanë ushqime të forta, ngjitëse, krokante. Të mos përtypin stilolapsa, lapsa ose thonj, të cilat mund të dëmtojnë aparatin dhe si rezultat të zgjasin kohën e trajtimit.

Ortodonti do të mësojnë pacientin se si të kujdeset për dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe aparatin gjatë trajtimit.

Suksesi trajtimit ortodontik kërkon një përpjekje të qëndrueshme dhe bashkëpunuese nga ana e pacientit dhe ortodontit. Për të përfunduar me sukses planin e trajtimit, pacienti duhet të jetë i kujdesshëm për të larë dhëmbët, për të mbajtur aparatin, për të shmangur ushqimet që mund të dëmtojnë aparatin dhe të ndjekë me përpikmeri cdo kontroll që do ketë të nevojshme.

Nëse dëshironi zgjidhje për të pamundurën rezervoni tani.

REZERVO TANI

    Dërgo grafi dentare ose panoramex (pranohen formatet Png, Jpg, Pdf etc)