Konservativa

Mbushje estetike (mbushje të bardha)

Klinika” Splendent” Dr. Ina Xhaxho gjithmone e vendos shendetin e pacienteve ne plan te pare. Prandaj tek ne perdorim metodat dhe teknikat moderne të trajtimit të dhëmbëve si dhe materiale te cilesise se larte.

Kerkimet bashkëkohore kane treguar që amalgami, i cili deri vonë eshte përdorur për mbushjet e dhëmbëve, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e pacientëve. Elementet qe perbejne amalgamin, bakri, merkuri, argjendi dhe kallaji hyjnë në trupin e njeriut dhe mund të shkaktojnë një sere problemesh shëndetësore. Nëse aplikohet një amalgamë duhet të hiqet një pjesë e indit të shëndetshëm dentar, ndërsa kur behet mbushja me kompozit kjo gje nuk është e nevojshme. Për këtë arsye, në Kliniken tone ne përdorim vetëm mbushje kompoziti moderne të përbëra nga materiale me cilësi të lartë, falë të cilave krijohet një pamje plotësisht natyrale e dhëmbit.

Nëse dëshironi zgjidhje për të pamundurën rezervoni tani.

REZERVO TANI

    Dërgo grafi dentare ose panoramex (pranohen formatet Png, Jpg, Pdf etc)