EKSTRAKSIONI KIRURGJIKAL I RRENJEVE TE NGELURA NE OSTEOMUKOZE DHE DHEMBET E IMPAKTUAR
Ekstraksioni kirurgjikal i rrënjëve të ngelura në osteomukozë dhe dhëmbëve të impaktuar është një nga ndërhyrjet kirurgjikale më të zakonshme.
Dhëmbët e impaktuar janë plotësisht të formuar brenda kockës, por që nuk kanë dal kurrë për shkakt të një pengese fizike. Dhëmbët që impaktohen më shpesh janë dhëmballat e syrit të sipërme të poshtme dhe kaninet e sipërm. Potencialisht, ata mund të shkaktojnë një numër të madh simptomash të lidhura me nevralgjite dhe dhimbjet e lidhura me demtimin e nervave periferike.
Rrënja në osteomukozë mbetet pas shkatërrimit total të kurorës dentare, si pasojë e një kariesi dentar të pa kuruar. Zgjidhja e kësaj problematike është pikërisht heqja e rrënjës. Nevojitet heqja e rrënjës sepse, duke qenë se është e kontaminuar nga bakteret, mund të shkaktojë infeksion dhe të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj.
APICEKTOMIA (ELEMINIMI I INFEKSIONIT PERRETH RRENJES SE DHEMBIT)
Apicektomia përkufizohet një mini ndërhyrje kirurgjikale nëpërmjet së cilës pritet apeksi i rrënjës së dhëmbit. Kryhet vetëm në rast se objektivi, ose grumbullimi i inflamacionit në apeksin e rrënjës së dhëmbit, nuk është arritur me një trajtim kanalar (terapia endodontike) dhe më pastrimin e mëtejshëm dhe mbushjes kanalare. Gjashtë muaj pas apicektomisë është e rekomandueshme të kryhet një kontroll me një radiografi të vogël intraorale.
Evolucioni që kirurgjia orale ka arritur në vitet e fundit dhe teknikat e reja që po zbatohen rregullisht në klinikën tonë krijojnë kushte për një rehabilitim të mirë protetik.
Nëse dëshironi zgjidhje për të pamundurën rezervoni tani.