Implantologjia

IMPLANTOLOGJIA

Implanti dentar është një rrënjë artificiale e krijuar për të zëvendësuar atë natyror. Ato janë vida titaniumi që futen në nofull nëpërmjet procedurave kirurgjikale për të mbështetur dhëmbët artificiale. Nëqoftëse keni mungesë dhëmbësh atëherë vendosja e një implanti mund të jetë zgjidhja e shërbimit për ju.

Implantet ndryshojnë dukshëm cilësinë e jetës duke rikthyer funksionin përtypës ashtu si dhëmbët natyralë dhe duke ruajtur 100% estetikën e buzëqeshjes.Në ditët e sotme kjo pajisje mjekësore-kirurgjikale është shumë e përhapur sepse pothuajse plotësisht ka zëvendësuar protezat e lëvizshme ose të quajtura ndryshe urat.Për vendosjen e një implanti, fillimisht bëhet konsulta klinike ku shikohen shumë detaje vizive, pastaj merren disa analiza sic është panoramex, analizat e gjakut etj.Dhe si përfundim në bazë të anamnezës së pacientit vendoset mënyra e trajtimit me implant ose jo.

Vendosja e një implani kërkon një kockë të shëndetshme.Eshtë e nevojshme një periudhe kohore prej 3 deri ne 6 muaj shërimi për të përfunduar bashkimin midis kockës dhe implantit gjatë së cilës mund të përdoret një protezë provizore, ku mjeku më pas do të ankorojë protezën definitive, të përgatitur nga laboratori dentar. Edhe në rastet shumë kritike, kur mungon kocka, atëherë bëhet fillimisht një operacion për ngritjen e kockës me kockë sintetike biokompatibël, dhe më pas vendoset implanti.

Vendosja e implantit bëhet ne dy faza:
FAZA E PARË

është ajo kirurgjikale ku vendoset implanti në kockën e gojës. Kjo ndodh nëpërmjet vidës së vogël të përbërë nga titani e cila vendoset në vendin ku mungon dhëmbi natyral. Ndërkohë që kocka shërohet ajo rrethon implantin duke u fiksuar më fortë në të. Procesi i shërimit mund të zgjasë 3—4 muaj në varësi të nofullës ku ndodhet.
FAZA E DYTË

është pjesa protetike.Pasi implanti është bërë njësh me kockën, një pjese lidhëse e quajtur abutment vidhoset në të. Kjo pjese lidhëse është përgjegjëse për mbajtjen e dhëmbit të porcelanit mbi implant. Për të bërë dhëmbin e ri dentistit i duhet të marrë një masë dhe ta dërgojë atë në laborator. Në fund dhëmbi i porcelanit fiksohet me vidë apo me ngjitje mbi abutment dhe ju do të keni një dhëmb tuajin njësoj si të tjerët.

Nëse dëshironi zgjidhje për të pamundurën rezervoni tani.

REZERVO TANI

    Dërgo grafi dentare ose panoramex (pranohen formatet Png, Jpg, Pdf etc)