Stomatologjia pediatrike (Pedodontia) është ajo degë e stomatologjisë që parandalon dhe trajton patologjitë orale të pacientit në moshën e zhvillimit.
Dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm.Goja e femijese kompletohet me dhembë në moshën 36 muajsh.
Dhembet e përhershëm fillojnë të dalin në moshën 6 vjecare.Të parët janë dhëmballët dhe incizivët qëndror të poshtëm. Ky proces vazhdon deri në moshën 21 vjecare me daljen e dhëmballëve të pjekurisë. Prezenca e tyre është e rëndësishme sepse i lejon fëmijës të ushqehet, të qesh dhe të flasë. Dhëmbët e qumështit shërbejnë edhe si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e permanent. Prishjet e dhëmbëve të qumështit shoqërohen me dhimbje, infeksione dhe aromë të keqe të gojës. Kurimi i dhëmbëve të qumështit mund të bëhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje për fëmijën.
Në përgjithësi ushqimet me përmbajtje sheqeri dhe lëngjet me gaz mund të shkaktojnë prishje të dhembit, prandaj fëmijët duhet të konsumojnë ushqime të shëndetshme si perimet, frutat, kos etj.
Prishja e dhëmbëve në fëmijëri mund të të parandalohet plotësisht duke mos e lejuar femijen të flej pa larë dhëmbët. Fëmijët që kanë nevojë për të përdorur biberon për ti zënë gjumi duhet dhënë një biberon I mbushur me ujë ose një rens.
Nëse dëshironi zgjidhje për të pamundurën rezervoni tani.