Protezat dentare janë krijuar për pacientët që kanë humbur pothuajse, ose të gjithë dhëmbët.
-
Proteza fikse: është e fiksuar tek dhëmbet shtyllë me anë të cementimit dhe nuk mund të hiqet nga vetë pacienti. Ku bëjnë pjesë:
1
Këllëfët
(që mund të jenë metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Këllëfët janë proteza për dhëmbë tek, ku është ruajtur rrënja. Ankorohen tek dhëmbët e përgatitur (monkonë) ose me anë të vidave endokanalare tek rrënja,
2
Urat
(si këllëfët mund të jenë me material metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Tek urat dhëmbi që është hequr zëvendësohen nga një protezë që përmbajnë dhëmbin e hequr dhe dhëmbët në krahë të tij të cilët reduktohen në monkonë që protezohen. Dhëmbi që mungon së bashku me dhëmbët shtyllë formojnë urën.
3
Protezë mbi implante
në ketë rast rrënja e dhëmbit që mungon zëvendësohet me një implant në titanë ose aliazhe biokompatibël dhe mbi këtë vidhoset ose cementohet një protezë fikse.
4
Fasetat
Fasetat janë shtresa të holla qeramike të cilat cementohen tek dhëmbët anteriorë në anën e dukshme. Fasetat mund të jenë një zgjidhje shumë e mirë për pacientët që kanë probleme estetike ( ngjyrë jo homogjene) tek dhëmbët e përparme, si dhe forma jo të njëjta apo dhe probleme të tjera. Fasetat mund të bëhen me dy mënyra, ose duke aplikuar qeramikën në pjesën e përparme të dhëmbëve ose të ketë shtresë të hollë qeramike e cila punohet në laborator, për ta ngjitur më pas tek dhëmbët. Kjo kapsulë e realizuar në laborator përputhet në mënyrë të përsosur me dhëmbin. Gjithsesi gjatë kësaj periudhe pacientit i vendosen faseta provizore në një periudhë një mujore, kohe e mjaftueshme për tu vënë më pas dhëmbi definitiv me gjithë modifikimet e nevojshme.
-
Protezat e lëvizshme: Me termin “protezë e lëvizshme” nënkuptojmë të gjitha protezat që mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:
1
Proteza totale
Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pazienti. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze pacienti duhet të ketë një sasi kocke në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.
2
Proteza parciale
Proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
3
Proteza e skeletuar
Eshtë një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike
4
Proteza e skeletuar me attachment
Eshtë një protezë mikse e cila përbëhet nga element shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet në cdo moment të ditës.
-
Vide e derdhur: është një lloj vide metalike e cila përgatitet në laborator dhe vendoset tek rrënja e dhëmbëve. Kjo vidë i jep dhëmbit më shumë stabilitet në rastin kur dhëmbi përbëhet vetëm nga rrënja.
Nëse dëshironi zgjidhje për të pamundurën rezervoni tani.